Tuchel: Gabuam shumë, një nga ndeshjet më të dobëta në “Stamford Bridge”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Thomas Tuchel nuk e fsheh zhgënjimin pas humbjes 3-1 në shtëpi përballë Real Madrid në ndeshjen e vajtjes së çerekfinaleve të Champions League.

“Është një humbje e rëndë, një nga ndeshjet më të këqija që skuadra ime ka zhvilluar në ‘Stamford Bridge’. Në këtë nivel nuk mund të luash kështu, si individualisht edhe si skuadër.

Nuk ishte e mjaftueshme, ishim shumë larg standardit tonë dhe nëse luan kështu atëherë është e sigurtë që humbet”, ka thënë tekniku i “bluve” për “Sky”.

Në pjesën e parë skuadra i lejoi shumë hapësira kundërshtarit: “Në përgjithësi bëmë shumë gabime, nuk mungoi vetëm dëshira për të fituar kontrastet. Pjesa e parë ishte shumë larg çdo standardi që kemi vendosur”, ka thënë mes të tjerash trajneri gjerman i Chelsea. / Oversport.tv

Foto: Chelsea FC Twitter

You may also like