Tsunami në shkretëtirë! Tërmeti në Meksikë shkakton dallgë në “vrimën e djallit” në SHBA

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një tërmet i fuqishëm që tronditi Meksikën këtë javë u ndje edhe më larg, duke shkaktuar një “tsunam në shkretëtirë” në mes të Death Valley-Luginës së Vdekjes. 

Valët e ujit deri në 1.2 metra u përplasën rreth Devils Hole, 22 minuta pasi ra tërmeti.

Energjia sizmike arriti deri në shpellën gëlqerore të mbushur me ujë në Nevada. Fenomeni, i cili njihet si një turbullim i ujërave trazoi edhe speciet nën ujë.

Ndryshe nga një cunami  në oqean që prodhon valë gjigante, ky fenomen ishte i kufizuar në një gropë  gjeotermale të njohur si Vrima e Djallit në Parkun Kombëtar të Luginës së Vdekjes.

Shpella e mbushur me ujë është e ndjeshme ndaj valëve sizmike dhe për fat të mirë për stafin e Shërbimit të Parkut Kombëtar, ata ishin në vendin e duhur në kohën e duhur për të parë efektet e tërmetit.

Ata nxorën  menjëherë telefonat e tyre për të filmuar momentin e rrrallë


Top Channel

You may also like