“Truri” i sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, kush është lideri i vrarë i Al Qaedas

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vrasja e kreut të Al-Qaedas, Ayman al-Zawahiri, i ka bërë qytetarët amerikanë më të sigurtë kudo që gjenden në mbarë botën, kështu e konsideroi presidenti amerikan Joe Biden, ndërsa njoftonte operacionin e suksesshme për vrasjen e liderit të Al Qaedas në Kabul.

Zawahiri, 71 vjeç, ishte arkitekti kryesor pas sulmeve të shumta në SHBA dhe ishte “thellësisht i përfshirë” në planifikimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, tha Biden.

“Njerëzit në mbarë botën nuk kanë më nevojë të kenë frikë nga ky vrasës. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të demonstrojnë vendosmërinë dhe kapacitetin për të mbrojtur popullin amerikan kundër atyre që kërkojnë të na bëjnë keq,” tha Biden.

Si erdhi në pushtet Zawahiri?
I lindur në vitin 1951, Zaëahiri u rrit në një lagje të klasës së lartë në Kajro, Egjipt, djali i një mjeku të shquar dhe nipi i studiuesve të njohur. Gjyshi i tij, Rabia’a al-Zaëahiri, ishte imam në Universitetin Al-Azhar në Kajro. Xhaxhai i tij, Abdel Rahman Azzam, ishte sekretari i parë i Lidhjes Arabe.

Zawahiri u burgos për përfshirjen e tij në vrasjen e presidentit egjiptian Anëar Sadat në vitin 1981. “Ne duam t’i flasim gjithë botës. Kush jemi ne? Kush jemi ne?” tha ai në një intervistë në burg. Në atë kohë, Zawahiri, një mjek i ri, u kthye në një terrorist që komplotoi për të rrëzuar qeverinë egjiptiane për vite me radhë dhe u përpoq ta zëvendësonte atë me sundimin fundamentalist islamik.

Cila ishte marrëdhënia e tij me Osama bin Ladenin?
Zaëahiri u largua nga Egjipti në vitin 1985 dhe u nis për në Peshaëar, Pakistan, ku punoi si kirurg duke trajtuar luftëtarët që ishin të angazhuar me trupat sovjetike në Afganistan, ku u takua me Bin Laden.

Pas ribashkimit në Afganistan, Bin Laden dhe Zaëahiri u shfaqën së bashku në fillim të vitit 1998 duke njoftuar formimin e Frontit Botëror Islamik për Xhihadin Kundër Hebrenjve dhe Kryqtarëve — duke shkrirë zyrtarisht Xhihadin Islamik Egjiptian dhe Al Kaedën. Për një periudhë ai veproi si mjeku personal i Bin Ladenit.

Çfarë roli luajti Zawahiri në sulmet e Al Kaedës kundër SHBA-së?
Sulmet në SHBA dhe objektet e tyre, pasuan me sulmet në ambasadën amerikane në Keni dhe Tanzani ku u vranë mbi 200 persona dhe u plagosën mbi 5 mijë tjerë.

Më pas ndodhi sulmi në luftanijen amerikan USS Cole në Jemen në tetor të vitit 2000, kur kamikazët me barkë detonuan eksplozivin dhe vranë 17 marsinsa amerikanë dhe plagosur 39 tjerë.

Kulmi i komplotit terrorist të Zaëahirit erdhi më 11 shtator 2001, kur rreth 3000 njerëz u vranë në sulmet ndaj kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit.
Para dhe pas sulmeve të 11 shtatorit, Zaëahiri u shfaq në video dhe mesazhe të shumta audio duke bërë thirrje për sulme kundër objektivave perëndimore dhe duke u bërë thirrje muslimanëve që të mbështesin kauzën e tij.

Kur filloi Zawahiri të drejtonte Al Kaedën?
Zaëahiri u bë udhëheqësi i Al Kaedës pasi forcat amerikane vranë bin Ladenin në vitin 2011.
Ai ishte vazhdimisht në lëvizje sapo pushtimi i Afganistanit i udhëhequr nga SHBA filloi pas sulmeve të 11 shtatorit. Në një moment, ai i shpëtoi mezi një sulmi të SHBA-së në rajonin e thyer malor Tora Bora të Afganistanit, një sulm që la të vdekur gruan dhe fëmijët e tij.


Top Channel

You may also like