Trupi nuk i përgjigjet më kimioterapisë, Pelè në gjendje të rëndë! – Shqip

by admin
Spread the love

Lajme aspak të mira nga Brazili, ku Pelé prej disa muajsh po lufton me kancerin e zorrës së trashë. Legjenda e futbollit brazilian dhe botëror, u shtrua të martën e kaluar në spital. Dukej si një kontroll rutinë për të ndryshuar mjekimet, por sot vjen një lajm i keq.

Mjekët kanë vendosur t’i ndalojnë kimioterapinë, sepse trupi i tij nuk po i përgjigjet më trajtimit. Sot në mëngjes, një artikull i botuar në gazetën “Folha de Sao Paulo” zbuloi se Pelé nuk po i përgjigjet më trajtimit me kimioterapi dhe se tani e tutje ai nuk do t’iu nënshtrohet testeve apo trajtimeve invazive.

Mjekët, sipas artikullit të gazetës braziliane, e kanë zhvendosur në kujdesin paliativ për të sëmurët terminalë (të pashpresë).

You may also like