Trupi i modeles Abby Choi u gjet i copëtuar në Hong Kong, tre të arrestuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas ngjarjes që tronditi Hong Kongun ku trupi i modeles dhe influencueses Abby Choi, u gjet i copëtuar ditën e djeshme, policia ka arrestuar tre persona.

Pjesë të trupit të 28-vjeçares, së bashku me një prerës mishi, një sharrë elektrike dhe disa veshje u gjetën në një njësi me qira në lagjen veriore Tai Po të Hong Kongut të premten pasdite, tha policia në një njoftim për shtyp.

Si modele, Choi kishte shijuar ekspozimin ndërkombëtar dhe u fotografua në shfaqjen e modës së lartë të Elie Saab Pranverë Verore 2023 në Paris, Francë, vetëm muajin e kaluar.

Policia mori raportimin e një personi të zhdukur të mërkurën për Choi. Ajo nuk ishte parë që një ditë më parë.

Hetimi përfshirë edhe shkakun e vdekjes, vazhdon, tha policia.


Top Channel

You may also like