Trupat e KFOR-it pritet të tërhiqen sot nga pikat kufitare në veri

by admin
Spread the love

Situata në veri të vendit është e qetë dhe është respektuar heshtja zgjedhore para zgjedhjeve të sotme lokale.

Kaq qetë në veri nuk ishte edhe disa ditë më herët, kur situata ishte tensionuar dhe rrugët për pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ishin bllokuar nga serbët lokalë në shenjë proteste pasi Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa serbe.

Kjo situatë kishte sjellë edhe një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel e cila parashihte edhe vendosjen e trupave të KFOR-it në pikat 1 edhe 31 për dy javë e të cilat do të largohen pikërisht nesër, më 17 tetor, kur në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale.

Lista Serbe tek dje ka njoftuar se ka vendosur që të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme.

Kryetari i këtij subjekti politik, Goran Rakiq, ka thënë se për këtë e kanë marrë ‘bekimin’ nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

You may also like