Trump thotë se ka ‘shumë, shumë, shumë, gjasa që të kandidojë për president në vitin 2024

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Donald Trump ka sinjalizuar dje se e ka seriozisht me rikthimin e tij në politikë teksa u tha qindra fansave që brohorisnin se me ‘shumë, shumë, shumë’ gjasa do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Në mitingun e djeshëm në Iowa, Trump konfirmoi se do të nisë së shpejti ofensivën e tij për në Shtëpinë e Bardhë, duke nisur nga fundi i këtij muaji.

Ai i tha mbështetësve entuziastë: “Me qëllim që ta bëjmë vendin tonë të suksesshëm, të sigurtë dhe të lavdishëm, unë me shumë, shumë, shumë, gjasa do të kandidoj përsëri”.

Trump e përsëriti sërish thenien tij ironike teksa turmat duartrokisnin.

Por kandidatura e tij varet nga ecuria e partisë së tij republikane në zgjedhjet e mes-mandatit këtë muaj.

Sondazhet tregojnë se republikanët do të mundin demokratët e majtë në pushtet, duke marrë kontrollin e Kongresit dhe të Senatit.

Masa e aprovimit publik për Joe Biden është aktualisht më pak se 40%, që është më e ulëta ndonjëherë për një president në mandatin e parë.

Rrethi i Trump pritet të debatojë nëse të njoftojë nisjen e fushatës së tij prej mesit të muajit, nga ku do të përfitonte dhe prej një suksesi të mundshëm të republikanëve në zgjedhje.

Një nga rivalët e tij mund të jetë republikani i njohur anti-demorkat, guvernatori i Floridas, Ron DeSantis.

Kellyanne Conway, drejtuesja e fushatës së Trump në vitin 2016 election dhe këshilltare aktuale, tha: “Ai do të ksihte dashur ta shprehte që tani kandidaturën, por nuk ka dashur të influencojë në zgjedhjet e mesit të mandatit.”

Edhe unë ia kisha këshilluar këtë prandaj pritet që ai ta njoftojë së shpejti kandidaturën”.


Top Channel

You may also like