Trump, sekrete për UFOT? Mister akuza e FBI! Askush nuk publikon çfarë dokumentesh mori

by admin
Spread the love

Donald Trump nuk duket se dëshiron të mbajë sekrete, dhe sidomos kur bëhet fjalë për ato shtetërore.

Kjo duket se qëndron dhe pas të ashtëquajurit misteri i Mar a Lago , kontrolli i beftë i rezidencës luksoze të ish presidenti qe tronditi Amerikën , pasi ishte hera e parë në histori kur agjentët e FBI-së mësyjnë në shtëpinë e një ish presidenti. Shumë të tjerë më parë janë hetuar nga FBI, por Trump ishte i pari, që priti vizitorë të paftuar nga FBI në shtëpinë e tij.

Që prej së hënës, pyetja që po mundon amerikanët dhe jo vetëm , është çfarë kërkonte FBI në shtëpinë e Trump, çfarë ekzaktësisht përmbanin materialet e klasifikuara të fshehura në kasafortën e një prej dhomave të rezidencës në maralago.

The New York Times flet për dokumente që përmbajnë informacione mbi programe tejet të klasifikuara të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara.

Vetë prokurori Merrick Garland doli të enjten për të folur për aksionin e së hënës, por në ato pak minuta konferencë ai tha ‘asgjë, për atë se çfarë kërkonin në Mar a Lago, përveçse që ai personalisht kishte miratuar kërkimin dhe kërkonin tashmë që urdhri i kërkimit të bëhej publik.

Megjithatë një burim i tha New York Times, se hetuesit kishin qenë veçanërisht të shqetësuar për materiale specifike, nga ato që qeveria i quan “programe të veçanta aksesi”, një përcaktim që zakonisht rezervohet për operacione jashtëzakonisht sensitive të kryera nga Shtetet e Bashkuara jashtë vendit ose dhe për teknologji që nuk janë të njohura. Me shumë mundësi edhe informacione mbi objektet fluturuese të paidentifikuara n apo UFO si njihen gjerësisht.

Disa vite më parë gjatë një interviste presidenti Trump kishte qenë gati të fliste mbi këtë çështje, por menjëherë ishte sinjalizuar që ta ndërpriste atë se çfarë po thoshte.

Këto deklarata më vonë i përforcoi edhe Haim Eshed, ish-kreu i drejtorisë hapësinore të Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit në një intervsitë në 2020.
Eshed, një profesor mjaft i respektuar tashmë në pension, tha se Trump ishte gati të bënte publik se alienët ekzistojnë. “Ekziston një marrëveshje midis qeverisë së SHBA dhe alienëve.

Ata kanë nënshkruar një kontratë me ne për të kryer eksperimente këtu, por kanë kërkuar që ky informacion mos të jetë publik,tha Eshed në intervistën për mediat izraelite. Trump e di këtë, tha ai, gati sa nuk i shpëtoi gjatë një interviste në maj.

Megjithatë derisa departamenti i drejtësisë dhe FBI të dalin me një deklaratë zyrtare për kërkimin në Mar a Lago, të gjitha këto mbeten teori.

Trump tashmë ka thënë se për të nuk ka problem që urdhri i kërkimit të bëhet publik. Nëse do ndodhe, do shohim ese pasioni i tij për UFOT, do ketë qene me i madh se ai i te qenit president i Amerikës ose mbajtësi i sekreteve më të mëdha në botë.


Top Channel

You may also like