Trump nuk do të marrë pjesë në debatet për zgjedhjet presidenciale

by admin
Spread the love

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në debatet e ardhshme të kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm nga radhët e Partisë Republikane.

Ai përmendi epërsinë e tij të madhe në sondazhe si dëshmi se ai tashmë është i njohur dhe i pëlqyer nga votuesit.

Gjatë muajve të fundit, Trump ka sugjeruar se nuk do të marrë në debatin e planifikuar për 23 gusht, duke argumentuar se nuk ka kuptim t’u ofrojë rivalëve të tij republikanë mundësi për ta sulmuar kur ai ka epërsi të konsiderueshme në sondazhet kombëtare.

Më 20 gusht, Trump doli favorit për ta fituar nominimin për president nga Partia Republikane në një sondazh të realizuar nga mediumi CBS. Sipas këtij sondazhi, 62 për qind të votuesve republikanë e cilësojnë Trumpin si kandidatin e tyre të preferuar, ndërsa 16 për qind e favorizonin rivalin e tij kryesor, guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis.

“Publiku e di se kush jam dhe çfarë presidence të suksesshme kam pasur”, tha Trump në platformën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social. “Prandaj nuk do të marrë pjesë në debate”.

Ekipi i Trump nuk u përgjigj në pyetjet e bëra nga agjencia e lajmeve Reuters se a planifikonte Trump të merrte pjesë në ndonjë nga debatet republikane në të ardhmen.

Mediumi amerikan New York Times raportoi se Trump ka realizuar një intervistë me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson, që pritet të publikohet në internet më 23 gusht. Nuk është ende e qartë se ku do të postohej kjo intervistë.

Mungesa e Trump në debatin e kësaj jave mund të bëjë që DeSantis të bëhet cak i sulmeve nga kandidatët e tjerë që kërkojnë të shihen si alternativa kryesore ndaj ish-presidentit Trump. Fituesi nga radhët e Partisë Republikane do të përballet me presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2024.


Top Channel

You may also like