Trump, një thirrje Putinit në mes të luftës – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-presidenti amerikan pretendon se gruaja e ish-kryebashkiakut të Moskës Yuri Luzhkov i dha 3.5 milionë dollarë Hunter Biden

Të martën, Donald Trump i bëri thirrje Presidentit rus Vladimir Putin, në mes të luftës në Ukrainë, të publikojë çdo informacion që ka për Hunter Biden, djalin e pasuesit të tij, Joe Biden.

Në kulmin e luftës në Ukrainë, si pasojë e agresionit rus në këtë vend, një sprovë e rëndë dhe për SHBA, ish-presidenti Biden iu është kthyer akuzave të tij të sfondit elektoral të 2020-ës, duke veçuar sërish të birin e njeriut që i morri presidencën.

Hunter Biden vijon të jetë një nga objektivat e preferuar të Donald Trump. Kampi i stuhishëm i manjatëve shpesh stigmatizon faktin se djali i banorit aktual të Shtëpisë së Bardhë po bënte biznes në Ukrainë dhe Kinë kur babai i tij ishte zv.President i Barack Obama-s (2009-2017).

Në një intervistë me Real America’s Voice në “Just the News”, Trump përsëriti se gruaja e ish-kryebashkiakut të Moskës Yuri Luzhkov i kishte dhënë 3.5 milionë dollarë Hunter Biden dhe “familjes”. “Janë shumë para. Ai i dha atij 3.5 milionë dollarë dhe mendoj se (Presidenti rus) Putin e ka përgjigjen. Mendoj se duhet ta kishte bërë publike”, këmbënguli ish-presidenti.

“Mendoj se duhet ta dimë përgjigjen” në pyetjen pse është dhënë shuma, shtoi ai gjatë intervistës që dha nga shtëpia e tij luksoze në Florida.

Donald Trump e kishte pyetur tashmë Joe Biden, gjatë telekonferencës së tyre përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020: “Pse, për kuriozitet, gruaja e kryebashkiakut të Moskës i dha 3.5 milionë dollarë djalit tuaj?”. “Kjo nuk është e vërtetë”, iu përgjigj demokrati.

Trump akuzoi gjithashtu Biden-in se kishte kërkuar largimin e një prokurori ukrainas për të mbrojtur kompaninë ukrainase të gazit Burisma, në të cilën djali i tij ishte anëtar, nga ndjekja penale për korrupsion.

Ky “rast ukrainas” çoi në gjyqin e dytë historik të Donald Trump në Senat: opozita demokrate e akuzoi atë për shpërdorim të pozitës së tij, se ai po i bënte presion qeverisë ukrainase për të kryer një hetim penal kundër djalit të kundërshtarit politik, madje ndaj vetë këtij të fundit, Joe Biden.

Por Trump u shpall i pafajshëm në Senat.

Tashmë, pa marrë parasysh luftën, kontekstin e ri në të cilën ajo e ka vemdosur botën, si dhe SHBA-në gjithashtu, Trump vijon me pengun e tij politik: mosmarrjen e një mandati të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë. /tesheshi.com/

Lexo lajme interesante

You may also like