Trump kërkon prokuror neutral dhe ngrirje hetimi për dokumentet në Mar-a-Lago!

by admin
Spread the love

 Ish-presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi një gjykatësi ngrirjen e hetimit të Departamentit të Drejtësisë lidhur me dokumentet e sekuestruara gjate bastisjes së shtëpisë së tij në Mar-a_lago nga agjentët e FBI-së.

Avokatët e Trumpit pretentuan ndalimin e shqyrtimit të dokumenteve në fjalë derisa për ndjekjen e kësaj cështjeje  sipas tyre, të caktohet një prokuror i posaçëm neutral. Në një dosje gjyqësore, e para që nga kontrolli i FBI-së në Mar-a-Lago dy javë më parë, thuhej se dokumentet e marra nga shtëpia e ish-presidentit Trump “supozohej” të ishin të mbuluara nga privilegji ekzekutiv.

Kjo çështje ka tërhequr vëmendjen e publikut amerikan. Thjesht masat mbrojtëse ‘adekuate’ nuk janë të pranueshme kur çështja në fjalë përfshin jo vetëm të drejtat kushtetuese të Presidentit Trump, por edhe privilegjin ekzekutiv”, thanë avokatët.

Po të hënën, një gjykatës federal pranoi se redaktimet e një dokumenti të FBI-së që përshkruan bazën për kontrollin dhe marrjen e dokumenteve në shtëpinë e zotit Trump mund të jenë aq të gjera sa ta bëjnë “të pakuptimtë” publikimin e dokumentit. Por ai tha se vazhdon të besojë se dokumenti nuk duhet të mbetet i mbyllur në tërësi për shkak të interesit “të madh” publik për këtë hetim. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë kanë kërkuar ta mbajnë të gjithë dokumentin të mbyllur, me pretendimin se  zbulimi i ndonjë pjese të tij rrezikon të komprometojë një hetim penal në vazhdim, zbulimin e informacionit për dëshmitarët dhe zbulimin e teknikave hetimore.

Trump dhe disa nga mbështetësit e tij kanë bërë gjithashtu thirrje që dokumenti të publikohet, duke shpresuar se ai do të ekspozojë atë që ata pretendojnë se ishte tejkalim i përgjegjësive të qeverisë.

 

 


Top Channel

You may also like