Trump dënon ‘armiqtë’ para arrestimit të pritur, quan Stormy Daniels ‘fytyrëkalë’ (fotot)

by admin
Spread the love

Pas një nate në dukje të trazuar për Donald Trump, ish-presidenti dënonte sot në një seri komentesh ata që po përpiqen ta arrestojnë me anë të asaj që quante “skandal shantazhi” nga ish-pornostarja Stormy Daniels, pas presionit për arrestimin e mundshëm. të përhapur nga ai vetë në media.

Trump nisi komentet e zemërimit në platformën e tij sociale ‘Truth Social’, duke thënë se ishte viktimë e “komplotit të shantazhit nga Stormy ‘fytyrëkalë’ Daniels,” që kur dha vetë lajmin se “mund të arrestohet nga prokuroria e Manhattan” per pagesa heshtjeje ndaj saj, para fushatës presidenciale që fitoi në 2016.

Ish-presidenti shtonte se është bërë objektiv nga një seri hetimesh prej “disa demokratëve të tmerrshëm, radikalë të majtë”.

“Nëse është bastisja në Mar-a-Lago, mashtrimi me komisionin e pazgjedhur, apo komploti i shantazhit nga Stormy ‘fytyrë-kalë’ Daniels, ata janë të gjithë te sëmurë dhe ky është një lajm i rremë,” tha Trump në një video që u shpërnda dje në platformën e tij.

“Armiqtë tanë janë të dëshpëruar për të na ndaluar, sepse e dinë që jemi të vetmit që mund t’i ndalojmë. Ata shikojnë të zgjedhjet, jo te unë, se ne jemi shumë më lart se ata”.

Trump i drejtohej më pas mbështetësve të tij, duke u thënë: “Ata e dinë që ne do t’i mundim, por nuk e kanë me mua, duan të arrijnë te ju, unë vetëm po rri në mes për t’i penguar”.

Trump përballet me padinë e mundshme për pagesën e heshtjes $130,000 që supozohet se i është bërë Daniels — emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford — për të heshtuar mbi aferën e tyre.

Ai mohon si aferën me të ashtu dhe pagesën.

Duke insistuar se është i pafajshëm, trump më herët i kujtonte miliona mbështetësve të tij se fushata e prokurorit të Manhatan, Alvin Bragg është financuar nga milioneri liberal George Soros

Nëse paditet, Trump bëhet presidenti i parë i SHBA që përballet me akuza kriminale pas daljes nga zyra.