Tronditet Tottenham, Harry Kane refuzon të rinovojë kontratën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dygolëshi i tij kundër Manchester City ishte vendimtar për Tottenham, megjithatë, Harry Kane po e mban ende pezull të ardhmen e tij. Sipas asaj që raporton London Evening Standard, sulmuesi anglez nuk ka vendosur ende të rinovojë me Tottenham.

Madje në shkrim ata shkojnë edhe më tej duke thënë se Kane aktualisht ka refuzuar kontratën e re që i është ofruar për të rinovuar. Ai kërkon të shikojë fundin e këtij sezoni, nëse Tottenham do të arrijë në Champions League dhe më pas do të vendosë.

Nga ana tjetër, Guardiola dhe Manchester City janë duke “fërkuar duart”. Kanë është objektivi i tyre kryesor në merkaton e ardhshme dhe do të bëjnë gjithëka që ai të vishet me fanellën e “qytetarëve”. Kontrata aktuale e Kane skanon në vitin 2024. /oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur Twitter

You may also like