Tronditet Tirana, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Tiranë.

Mësohet se vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën brenda një agjencie imobiliare në zonën e “Myslym Shyrit”.

Mësohet se autori Arsen Muskurti është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autorit. Viktimat janë Dritan dhe Nora Muskurti, të cilët janë prindër të dy fëmijëve.

“Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.


You may also like