Tronditet Tirana, afrimi i bujshëm i janarit dëmtohet rëndë

by admin
Spread the love

Tronditet Tirana në ditën e fundit të merkatos. Afrimi më i bujshëm në merkaton e janarit, Kristal Abazaj është dëmtuar rëndë. Lajmin e konfirmojnë burime për Shqip, që thonë se sulmuesi anësor ka çarë meniskun.

Dëmtimi i rëndë ka detyruar 26-vjeçarin të udhëtojë me urgjencë drejt Kroacisë, për një mjekim më të specializuar, teksa në ditët e ardhshme do të mësohet më shumë për kohën e rikuperimit.

Gjithsesi referuar rasteve të ngjashme, parashikimet janë që Abazaj të qëndrojë minimalisht një muaj larg fushave të futbollit, duke komplikuar jo pak planet e bardhebluve.

Abazaj u prezantua te Tirana më 22 janar të këtij viti, kur edhe firmosi një kontratë 1.5-vjeçare, por u dëmtua në debutim, në sfidën ndaj Kukësit dy ditë më parë.


Top Channel

You may also like