Tronditet Serbia përpara sfidës me Brazilinin, ylli i Juventusit humb ndeshjen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lajme të këqija për Serbinë në prag të sfidës ndaj Brazilit. Mesfushori i Juventusit, Filip Kostic është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën hapëse përballë amerikano-latinëve.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë trajneri i Serbisë i cili tha se mungesa e Kostic do të jetë një problem i madh për ta. Kostic pësoi një dëmtim muskular dhe gjendja e tij do të vlerësohet në ditët në vijim.

Mesfushori i Juventusit megjithatë nuk duket të ketë një problem shumë të madh dhe pritet të jetë gati për dy sfidat e tjera. Serbia bën pjesë në grupin G së bashku me Brazilin, Zvicrën dhe Kamerunin. /oversport.tv

Foto: Juventus, Facebook

You may also like