Tronditet PSG, “truri” i parisienëve largohet nga posti që mbante në klub

by admin
Spread the love

Paris Saint Germain i thotë lamtumirë një prej figurave më autoritare në klub. Jean-Claude Blanc, drejtor i përgjithshëm i parisienëve që nga viti 2011, është larguar nga klubi për një projekt të ri profesional. Ai do të jetë CEO i ri i Ineos, kompanisë prestigjioze angleze që zotëron edhe klubin e Nice.

Për presidentin Al Khelaifi bëhet fjalë për një goditje të rëndë. Blanc ishte një nga arkitektët kryesorë të PSG-së, si për rezultatet sportive edhe për rritjen e markës. Në vitin 2016, ish-drejtori i përgjithshëm udhëhoqi reformimin e “Parc des Princes” gjatë Kampionatit Europian dhe ishte edhe “truri” i ndërtimit të qytetit të ri të sportit, që do të inaugurohet vitin e ardhshëm, pak para Lojërave Olimpike që do të mbahen në Paris.

“12 vitet e fundit kanë qenë një aventurë e mrekullueshme profesionale, jam krenar që kam ndihmuar PSG që të bëhet fuqia sportive ndërkombëtare që është sot”, ka thënë ish-drejtori i përgjithshëm.

Sipas “L’Équipe”, kandidati kryesor për të zënë vendin e Blanc është Grégory Durand, që ka një post drejtues në klub. / Oversport.tv

You may also like