Tronditet Bundesliga! Pas Haller, një tjetër lojtar diagnostifikohet me tumor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një tjetër lajm tronditës ka ardhur nga Bundesliga. Pas Sebastian Haller, edhe lojtari i Hertha Berlin, Jean-Paul Boëtius është diagnostikuar me tumor testikular. Boëtius e ka zbuluar këtë gjë pas një testi urologjik të mërkurën dhe do t’i nënshtrohet një operacioni të premten.

“Ne do t’ju informojmë më tej sapo të kemi informacione të reja”, shkruan klubi në njoftimin zyrtar në Twitter. Po ashtu për këtë zhvillim ka folur edhe vetë drejtuesi i klubit gjerman, Fredi Bobic.

“Sado i hidhur që të jetë ky lajm në radhë të parë, ne jemi plot shpresë se Jean-Paul do të jetë në gjendje të shërohet dhe të kthehet tek ne sa më shpejt të jetë e mundur. Ai do të marrë çdo mbështetje të mundshme nga ne deri në kthimin e tij. Familja e Hertha është pranë tij dhe i uron të gjitha të mirat.”, u shpreh Bobic.

Boëtius bëhet kështu lojtari i katërt në Bundesliga që diagnostifikohet me këtë sëmundje pas shokut të tij të skuadrës Marco Richter, Timo Baumgartl të Union Berlin si dhe sulmuesit të Dortmund, Sebastian Haller./Oversport.Tv

Foto: Hertha BSC Facebook

 

You may also like