Tronditet Atletico Madrid, Joao Felix mbyll para kohe sezonin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka përfunduar sezoni për Joao Felix. Sulmuesi portugez i Atletico Madrid u dëmtuan në ndeshjen e fundjavës përballë Espanyol dhe vizitat e specializuara kanë evidentuar një dëmtim në këmbën e majtë.

“Me trishtim të madh njoftoj se nuk kam mundësi të ndihmoj skuadrën në ndeshjet e fundit të këtij sezoni. Tani mund të mbështes Atleticon vetëm nga jashtë fushës dhe do të punoj shumë për tu rikthyer akoma edhe më i fortë”, shkruan portugezi në rrjetet sociale.

22-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 6 asiste në të gjitha kompeticionet me fanellën e Atletico Madrid këtë sezon. / Oversport.tv

Foto: Atlético de Madrid Twitter

You may also like