Tronditet Atalanta, sezoni i Duvan Zapata mund të konsiderohet i përfunduar

by admin
Spread the love

Mund të konsiderohet i mbyllur sezoni për Duvan Zapatën. Sulmuesi i Atalantës u largua nga fusha e lojës në sfidën ndaj Cagliarit duke çaluar, në ndeshjen që sapo ishte rikthyer nga një dëmtim i mëparshëm.

Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, sulmuesi u vizitua nga profesor Orava në Finlandë ditën e sotme dhe sipas të gjitha gjasave sezoni i tij ka përfunduar. Ai do t’i nënshtrohet edhe disa testeve të mëtejshme klinike për të konfirmuar më konkretisht dëmtimin që ka.

Zapata ka refuzuar të operohet për problemin që ka, por koha e rikuperimit konsiderohet nga tetë deri në dhjetë javë. Kësaj kohe i shtohen gjithashtu edhe dy ose tre javë për të rigjetur formën fizike, duke e bërë kështu rikuperimin e tij të pamundur deri në fundin e sezonit.

Në skenarin më optimist, ai mund të rikthehet vetëm për dy sfidat e fundit të Serie A. Në javët e fundit Atalanta do të përballet me Milanin dhe Empolin, por për Zapata nuk mund të presë aq gjatë. Ata janë vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues për kolumbianin.

Dy emrat më të nxehtë janë Graziano Pelle dhe Diego Costa. Të dy këta të fundit janë lojtarë pa kontratë për momentin dhe mund të transferohen në çdo kohë te Atalanta. /oversport.tv

You may also like