Tronditëse/ Ushtarët e Putinit nuk dinë të ndalen, vendosin bombë në pianon e 10-vjeçares, por…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Krimet e ushtarëve rusë në Bucha tërhoqën vëmendjen e të gjithë botës, me trupat e viktimave të shtrira rrugëve të qytetit pas çlirimit nga trupat ukrainase.

Por duket se trupat ruse nuk janë mjaftuar vetëm me kaq.

Përpara se të largohen, ata kanë planifikuar të vijojnë vrasjen e civilëve edhe pse jo të pranishëm fizikisht në momentin e krimit. Kjo tregon shumë edhe për gjakftohtësinë me të cilën sillen këto trupa.

Nexta, në llogarinë në Twitter ka postuar pamjet e një krimi rus të mbetur në tentativë. Ushtarët rusë kanë vendosur në pianon e një vajze 10 vjeçare në qytetin e Buchas, një bombë.

“Ushtarët vendosën një bombë në pianon e një vajze dhjetëvjeçare nga Buça. Kur familja u kthye në qytetin e çliruar, nëna e vajzës vuri re se trofetë e vendosura sipër pianos ishin në renditjen e gabuar. Duke kontrolluar objektin, prindërit gjetën bombën dhe thirrën skuadrën e anti-bombave”, raportoi Nexta.

Tatiana Monko dhe vajza e saj Daryna u detyruan të largoheshin nga shtëpia e tyre në Bucha në rajonin e Kievit të Ukrainës pas pushtimit nga Rusia, por mundën të ktheheshin në shtëpi vetëm javën e kaluar. Ata zbuluan se shtëpia e tyre ishte plaçkitur dhe pavarësisht se partiturat e saj ishin copëtuar, 10-vjeçarja donte të luante sërish pianon e saj të dashur.

Megjithatë, teksa vajza u ul dhe sapo nisi të luante, Tatiana vuri re se trofetë e vajzës së saj të vendosura sipër pianos ishin zhvendosur.

Kur ngriti kapakun e instrumentit për të parë brenda, nëna u tmerrua kur gjeti një bombë VOG-25P të ngjitur në çekiçët e pianos.

Eksplozivi u hoq nga ekspertët ukrainas të asgjësimit të bombave.

“Dua që e gjithë bota të dijë se çfarë po bëjnë këta …”, tha Tatiana.

Rruga Press

You may also like