Trondit Sali Berisha, nxjerr emrin: Ky është krimineli që shoqëron Lulzim Bashën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi liderin e demokratëve Lulzim Basha se ka bashkëpunëtor një person të lidhur me trafiqe. Berisha përmendi emrin e ish-drejtorit të Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha, për të cilën tha se ka parcela me kanabis në një fshat të Devollit.

Më tej, Berisha shton se në këtë fshat të Devollit nuk ka asnjë banor dhe Hoxha ka sjellës, sipas tij, disa persona nga Fushë-Kruja.

“Ka përtej tyre që mbahen skllevër nga këta mercenarë që janë në selinë e PD-së ka të tjerë që janë të lidhur me krimin në Lulzim Bashën. Numri i tyre ishin 25-30 vetë nuk kishte më shumë, ata janë shkëputur dhe prej disa kohësh jetojnë në bunker. Ka brenda një ish–kryepolic bashkiak që është i lidhur me botën e trafiqeve, Florenc Hoxha ai është komandanti i Lulzim Bashës. Florenc Hoxha ka parcela me kanabis në një fshat në Devoll, aty në atë fshat nuk ka asnjë banor të zonës por ka marrë vetëm disa njerëz nga Fushë-Kruja”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

You may also like