Trondit PD-ja dhe zbardh fakte të rënda: Emri i Taulant Ballës, në dosjen e bandave të Elbasanit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Partia Demokratike ka akuzuar kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke thënë se emri i tij është shfaqur në dosjen e bandave të Elbasanit.

Përmes një deklarate nga selia blu, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo deklaroi se emri i Ballës u shfaq para dy ditësh në dëshminë e një biznesmeni nga Elbasani, Ardian Çapja, i cili është akuzuar nga drejtësia për disa vepra penale.

“Emri i tij, pa mbiemër, u shfaq para dy ditësh edhe në dëshminë e biznesmenit elbasanas, i akuzuar nga drejtësia për disa vepra penale, Ardian Çapja. Si politikan, por edhe me një spaletë të re: si vrasës. Çapja dëshmoi se avokati i tij Ravik Gurra është vrarë para tre vitesh për arsye se zotëronte përgjime të cilat implikonin një politikan të lartë. Emri i të cilit është Taulant.

Partia Demokratike dhe kryetari i saj e kanë denoncuar pafund implikimin e Taulant Ballës në aferat dhe aktivitetet e bandave të Elbasanit, konkretisht me Gentian Sharrën, me të cilin ekzistojnë qindra biseda telefonike. Partia Demokratike i kërkon SPAK të hapë dhe të hetojë dosjen e avokatit Ravik Gurra. Nëse organet e drejtësisë nuk ndajnë politikanët nga kriminelët dhe politikanët kriminelë nga politika, ata bëhen përgjegjës të drejtpërdrejtë për humnerën dhe rrezikun që i kanoset Shqipërisë”, theksoi ajo.

Ardian Çapja, i akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012 ka dhënë sqarime në Gjykatën e Posaçme në lidhje me ngjarjen e 10 viteve më parë.

Në dëshminë e dhënë përballë gjykatës dhe prokurorit të SPAK, Behar Dibra, Çapja ka deklaruar se gjithçka është inskenim për të dëmtuar imazhin e tij.

Në seancë Çapja lëshoi edhe akuza në drejtim të një politikani me emrin Taulant, që sipas tij ka qenë në përgjim për masakrën e 3 shkurtit të 2016-tës.

You may also like