Troisi: Nuk kemi shpjegim nga Moçka pse mungon, një pikë nuk më kënaq

by admin
Spread the love

Flamurtari doli me një pikë nga transfertë e vështirë e Korçës përballë Skënderbeut. Vlonjatët arrijnë të mbajnë kështu vendin e parë në tabelën e klasifikimit dhe pas këtij takimi ka folur për mikrofonin e Oversport edhe trajneri i Flamurtarit Macelo Troisi.

“Një pikë nuk më kënaq, pavarësisht si vajti ndeshja. Në pjesën e parë ne kishim një sistem të gabuar ofensiv. Nuk arritëm dot të rrezikonim portën.  Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë. Nuk jam i kënaqur me një pikë, por arritëm të bënim një ndeshje të mirë.

Do të shohim ndeshje pas ndeshje çfarë do të ndodhë. Ne duhet të luajmë futboll të bukur sepse kemi pesë lojtarë brazilian në organikë dhe me eksperiencë. Me gërshetimin që kemi mes lojtarëve ne kemi një kontingjent që mund të synojë ngjitjen në Superligë.”

SITUATA E MOÇKËS- “Nuk e dimë pse mungon Moçka. Na tha se kishte një problem dhe ne tani do flasim me të dhe do të shohim çfarë do të bëjmë. Mund ta falim, por ai nuk është treguar profesionist. Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Deri tani nuk kemi një shpjegim se pse ka munguar Moçka.”

KUPA E BOTËS- “Brazili fiton Kupën e Botës. Portugalia ekipi i dytë.” /oversport.tv

Lexo lajme interesante

You may also like