Troisi: Fusha këtu ishte shumë e keqe, më kujton favelat e Brazilit

by admin
Spread the love

Trajneri i Flamurtarit, Marcello Troisi, foli ekskluzivisht për Oversport pas disfatës së pësuar sot përballë Tomorit.

“Sot ishte një ndeshje e vështirë. Asgjë nuk na shkoi mirë, në pjesën e parë sistemi nuk na funksionoi. U përpoqa të ndryshoja diçka gjatë ndeshjes, por nuk ishte një ditë e mirë për Flamurtarin, futbolli është i tillë. Ka surpriza ditë për ditë. Flamurtari luan një futboll të bukur, por në këtë fushë është shumë e vështirë të luash futboll. Edhe arbitri bëri shumë gabime sot. Megjithatë, nuk e justifikoj këtë humbje, thjesht sot ishte një ditë e keqe.” – tha fillimisht tekniku i vlonjatëve.

“Ky kampionat është shumë i vështirë. Kjo ndalesë nuk ka bërë mirë dhe ne duhet të punojmë ende shumë. Ne duhet të ngremë kokën dhe të shohim përpara.”

“Fusha këtu ishte shumë e keqe. Më kujton fushat në favelat e Brazilit. Ishte shumë e vështirë për ne të luanim në këtë fushë, por gjithashtu edhe një ditë e keqe për lojtarët.” – përfundoi Marcello Troisi. /oversport.tv

You may also like