Trofeu Maradona, Boca Juniors mposht nga pika e bardhë Barcelonën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Barcelona ka shfrytëzuar hapësirën e mesjavës për të organizuar trofeun Maradona, në respekt të legjendës argjentinase. Sigurisht, përballë katalanasve nuk mund të ishte klub tjetër veç Boca Juniors, teksa këta të fundit konsiderohen edhe si shtëpia e Maradonës.

Në këtë ndeshje, trajneri Xavi Hernandez kishte bërë ndryshime të mëdha nga 11-tëshja e zakonshme teksa në fushë kishte hapësira për Coutinho, Lenglet apo edhe i sapoafruari në klub, Dani Alves. Ndërkohë, sa i përket kronikës së ndeshjes, spanjollët kaluan të parët në avantazh falë një goli të Jutgla në minutën e 50, por u barazuan nga Zeballos në minutën e 77.

Me kohën e rregullt që u mbyll në barazim, ekipet kaluan te goditjet e 11-metërshave, ku argjentinasit u treguan më të saktë në shënjestrën e tyre, ndërsa për Barcelonën shënoi vetëm Jutgla dhe Dani Alves. Kështu, në fund Boca Juniors ia doli të fitonte trofeun simbolik në nderim të Diego Armando Maradonës.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || []; function gtag(){dataLayer.push(arguments);} gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId : '1715618661991455', xfbml : true, version : 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like