Triumfuan si mysafir ndaj Crystal Palace, Klopp shërben tifozët e Liverpoolit me disa birra

by admin
Spread the love

Jurgen Klopp ka befasuar tifozët e Liverpoolit pas fitores 3-1 ndaj Crystal Palaces në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.

The Reds morën këtë fitore bindëse ndaj The Eagles, por që edhe Alisson Becker bëri disa pritje fantastike.

Derisa po largoheshin nga Selhurst Park, Klopp ndaloi që t’i qeraste tifozët e skuadrës me nga një birrë, pas fitores së marrë.

Natyrisht se tifozët ishin të befasuar me këtë sjellje të gjermanit, por që ishte një veprim bravoroz.

Liverpooli mbanë vendin e dytë në Ligën Premier me 48 pikë, nëntë më pak se lideri Manchester City, por që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

You may also like