Triumfuan pas 5 humbjeve radhazi, ja fjalët e Thaqit për fitoren ndaj Feronikelit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Malisheva fitoi tre pikë të mëdha në udhëtim ndaj Feronikelit pas plot pesë ndeshjeve të humbuara radhazi.

Pas ndeshjes, Thaqi tha se humbjet kanë ndikuar të sulmuesit e sidomos te Hasan Hyseni i cili po vuan ende presionin, derisa Sobwales i duhet kohë të adaptohet në futbollin e Kosovës.

Sipas tij, kjo fitore ishte e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.

“Humbjet e pësuar kanë ndikuar në formën e sulmuesëve tanë. Hasan Hyseni ende po e vuan presionin e ndeshjeve të kaluara. Sobowale ka cilësi, por ende duhet kohë të adaptohet në futbollin e Kosovës.

Fitorja është e rëndësishme me vetë faktin se marrim tri pikë të mëdha që do të na ndihmojnë për vazhdimësi të kampionatit’, u shpreh trajneri Thaqi.

You may also like