Tritan Shehu: “Foltorja” shkundi partinë, Kuvendi jetik për të ardhmen e PD

by admin
Spread the love

Deputeti i PD-së Tritan Shehu, gjatë  një intervistë televizive,  ka folur për zhvillimet politike në Partinë Demokratike.

Shehu thekson se Kuvendi i PD-së, është jetik për të ardhmen e Partisë Demokratike.

Foltorja shkundi PD-në. Foltorja është momenti më i shëndetshëm për PD-në, është momenti i shkuarjes deri te anëtari më i thjeshtë i Partisë Demokratike, kudo në Shqipëri.

Unë mendoj se pas vendimit të parregullt që u mor ndaj Berishës, e futi PD-në në krizë të thellë. Tani Foltorja po bën që PD ta marrë veten sërish. Pas Kuvendin, do të diskutojmë dhe do vendosen ata vendime që do ndërmerren aty.

Kuvendi është jetik për PD-në. Foltorja është metodë demokratike dhe në mënyrë demokratike po mbledh Kuvendin, e në Kuvend do ketë vendime të tilla si pranimi i mendimit ndryshe, për të forcuar rolin e degëve të PD-së. Në Kuvend duhet të merren vendime të tilla si aleancat që do bëjmë, si ta bëjmë PD-në më të shëndetshme, që më pas të përballemi me regjimin e Edi Ramës”, u shpreh Shehu.

You may also like