Tritan Shehu: Foltorja është momenti më i shëndetshëm për PD-në

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i PD, Tritan Shehu dje ka komentuar “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha. Shehu tha se “Foltorja” është një nga momentet më të shëndetshme të Partisë Demokratike. Ai tha se vendimi i parregullt i përjashtimit të Berishës solli një krizë shumë të thellë në parti. Sipas tij, PD me anë të “Foltores” do ta marrë veten sërish.

“Foltorja shkundi PD-në. Foltorja është momenti më i shëndetshëm për PD-në, është momenti i shkuarjes deri te anëtari më i thjeshtë i Partisë Demokratike, kudo në Shqipëri. Unë mendoj se pas vendimit të parregullt që u mor ndaj Berishës, e futi PD-në në krizë të thellë. Tani Foltorja po bën që PD ta marrë veten sërish. Pas Kuvendit, do të diskutojmë dhe do vendosen ato vendime që do ndërmerren aty. Nëse u kthehemi atyre që ka bërë PD, unë kam qenë përherë kundër bojkoteve. Vendimin për djegien e mandateve e mori Basha. Vendimi për djegien e mandateve u mor nga Lulzim Basha personalisht. Basha duhet të japë dorëheqjen, sepse nëse humb zgjedhjet, duhet të dorëhiqesh. Ky është rregull, që partia të rikuperojë dhe të ecë përpara”, tha ai.

Deputeti po ashtu komentoi edhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, për të cilin u shpreh se është jetik për partinë. Shehu tha se Kuvendi do të bëjë të mundur pranimin e mendimit ndryshe dhe forcimin e rolit të degëve të PD-së. Sipas deputetit, në Kuvend duhet të merren vendime për ta bërë PD më të fortë që të mundë regjimin e kryeministrit Sali Berisha.

“Kuvendi është jetik për PD-në. Foltorja është metodë demokratike dhe në mënyrë demokratike po mbledh Kuvendin, e në Kuvend do ketë vendime të tilla si pranimi i mendimit ndryshe, për të forcuar rolin e degëve të PD-së. Në Kuvend duhet të merren vendime të tilla si aleancat që do bëjmë, si ta bëjmë PD-në më të shëndetshme, që më pas të përballemi me regjimin e Edi Ramës”, u shpreh Shehu.

You may also like