Tritan Shehu depoziton në Kuvend kërkesën e rëndësishme, mësohet se për çfarë bëhet fjalë

by admin
Spread the love

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu njofton se ka depozituar pranë Kryesisë së Kuvendit, kërkesën për interpelance ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me teoritë për “Ballkanin e hapur”, ose “Minishengen ballkanik”.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Shehu ka renditur kërkesat e tij për interpelancë ndaj kryeministrit.

Reagimi i plotë:

“Me date 19 tetor kam depozituar prane Kryesise se Kuvendit kerkesen per interpelance ndaj Kryeministrit ne lidhje me teorite per “Ballkanin e hapur”, ose “Minishengen ballkanik”, mbi disa ceshtje.

Bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenin 96/84 të Rregullores së Kuvendit, ju paraqes kërkesën për interpelancë ndaj Kryeministrit në lidhje me platformen politike te tij dhe hapat e ndermare per “Ballkanin e hapur” apo “Minishengeni Ballkanik”, për çështjet si më poshtë vijon:

1- Ne lidhje me avantazhet qe Kryeministri gjen te kjo nisme e pa iniciuar apo financuar nga Brukseli, jashte drejtimit te tij, ndaj nismave te BE si Procesi i Berlinit, Cefta etj.

2- Pse Z.Kryeminister mendon se nje nisme e tille e iniciuar nga Vucìc (Vucic e ka deklaruar kete), mund te jete e dobishme ne procesin tone te bashkepunimit rajonal, gjithmone me kryefjale integrimin europian.

3- Per faktin e marjes se rolit lider ne Rajon nga Serbia, e cila akoma nuk ka kerkuar ndjese per krimet e pak viteve me pare, si dhe te vendosjes keshtu te hegjemonise serbe, si ne planin politik ashtu dhe ate ekonomik.

4- A nuk shikon Kryeministri lidhje te kesaj nisme me idete e disa viteve me pare te Serbise per “Jugosllavine e RE”?

5- Ne lidhje me interferencat me kete nisme te faktit te firmosjes nga Serbia te Traktatit EuroAsian me Rusine dhe kthimin e saj keshtu si nje lidhje e jona me Lindjen, duke devijuar nga Perendimi.

6- Per faktin se keshtu po shkohet drejt lidhjes se te ardhmes europiane te Shqiperise me ate te Serbise, e cila duket se me shume anon nga Rusia e Unioni EuroAsian, gje qe ne na demton shume edhe ne procesin tone te integrimit, proces qe duhet pare vetem si individual i vendeve, ne baze te permbushjes se standarteve nga secili.
7- E njejta gje dhe per vartesine tone ndaj Maqedonise se Veriut per ritmet e integrimit, e cila ka problemet e saj me Bullgarine, kur ne duhet te perpiqemi te plotesojme kushtet e vendosura para nesh, per te pershpejtuar integrimin e Shqiperise—integrimi nuk eshte nje proces kolektiv.

8- Per faktin se kjo nisme i shkon per shtat edhe aspiratave e projekteve te tjera te disa vendeve lindore per te penguar integrimin europian te Ballkanit Perendimor, ne perputhje me strategjite e tyre dominuese ne kete Rajon.

9- Per lidhjet e kesaj nisme te “Ballkanit te hapur” me tentativat e “shkembimit te territoreve” Kosove- Serbi.

10- Per faktin e mos perfshirjes se Kosoves ne kete nisme dhe anashkalimit te saj qe prej takimit te pare ne Novi Sad, qe pa dyshim perputhej me vullnetin serb te zbehjes se Kosoves si shtet i pavarur.

11- Per situaten paradoksale me kete nisme te iniciuar nga Serbia, qe nuk e njeh Kosoven e mundesite hipotetike te pjesemarjes se saj si vend sovran e i barabarte ne ate, gje qe ja garantojne nismat e BE.

12- Per pasojat mbi kete nisme te ngjarjeve ne Mal te Zi dhe te veprimet ushtarake serbe se fundmi ndaj Kosoves, ne kufi te se cilet u vendosen armatime ruse nen prezencen e niveleve me te larta ushtarake te atij vendi.

13- Per ate qe kete nisme deri tashti e kane perkrahur vetem tre vende te Rajonit nga 6 qe jane jashte BE, nuk ka asnje garanci nga BE dhe asnje mbeshtetje nga vendet antare te BE ne Rajon, si nga Greqia e pa dyshim edhe nga Italia, si nje partner strategjik per Shqiperine e Rajonin, me rendesi te vecante kjo.

14- A e konsideron Kryeministri tashme te deshtuar kete nisme, gje e cila realisht u konfirmua edhe nga ceremonia e fundit ne Novi Sad, qe me shume tingelloi si epilogu i ketij “projekti”.

Mbetem në pritje të caktimit të datës së zhvillimit të interpelancës në përputhje me afatet e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Rregulloren e Kuvendit.

Ju faleminderit për bashkëpunimin,”-shkruan Shehu.

You may also like