Tri vjeç pacienti më i ri që trajtohet me dializë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

DITA BOTËRORE E VESHKËVE – THIRRJE PËR SENZIBILIZIM

Pacienti më i ri që trajtohet me dializë është i moshës 3-vjeçare, kurse më i moshuari ka 90 vjet, njofton KlanM. Gjithsejt 61 pacientë, më shumë se 20 vite trajtohen me dializë ose nga 20 deri më 43 vite në vazhdimësi. Kështu është thënë nga Shoqata e të sëmurëve nga veshkët “Nefron” gjatë shënimit të Ditës Botërore të veshkave me moton “Veshkë të shëndosha për të gjithë; përgatitje për situata të papritura, mbështetje për personat e cënuar”.

“Edhe pse Klinika për Nefrologji është në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët që kanë nevojë për trajtim nefrologjik, mesazhi që sot e dërgojmë është se janë të domosdoshme aktivitete të mëtejshme për shërbime më të mira mjekësore për pacientët me sëmundje të veshkëve, si dhe bashkëpunimi midis mjekëve, pacientëve por edhe institucioneve kompetente, që mund të ndikojnë në sistemin shëndetësor” – thonë nga Klinika për Nefrologji.

850 milion njerëz në botë kanë një farë forme të kësaj sëmundjeje. Qëllimi I fushatës në Ditën Ndërkombëtare të veshkave dhe aktivitetet e Marsit, sic njofton KlanM, është që të theksohet se parandalimi është vendimtare për mbrojtjen e jetës së të prekurve si dhe për uljen e harxhimeve ekonomike për të sëmurët kronike të veshkëve.

You may also like