Tri incidente ajrore në Kosovë, kush është fajtori? (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas incidentit ajror që ndodhi pasditen e 24 shkurtit mbi hapësirën ajrore të Kosovës, kur dy aeroplanë për pak sa nuk u përplasen, Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) tashmë ka zgjeruar hetimet në të gjitha institucionet e përfshira brenda dhe jashtë vendit.

Kjo edhe për faktin se ka dyshime se përplasja nuk ishte duke ndodhur vetëm ndërmjet dy aeroplanëve, por ndërmjet tre sosh – mendohet si ishte i përfshirë edhe një aeroplan i tretë që udhëtonte në trajektoren Prishtinë-Gjenevë.

Burime të Kiks Kosovës brenda Ministrisë së Infrastrukturës, kanë bërë të ditur se KHAIA ka kërkuar përkrahje edhe nga vet ministri Liburn Aliu, në mënyrë që hetimet të realizohen në mënyrë të pavarur dhe në të gjitha institucionet.

Në shkresën që Kiks-i e ka parë, vihet në pah edhe një fakt shqetësues. KHAIA vë në dukje se incidenti i fundshkurtit nuk ishte i pari, por i treti brenda një periudhe të shkurt kohore.

“Ju përkujtojmë se për herën e tretë është duke ndodhur incidenti i njëjtë i aktivizimit të TCAS-RA edhe ne konsiderojmë që mund të ketë rrezikim të Sigurisë së Aviacionit Civil në Republikën Kosovës”, thuhet në shkresën e KHAIA-s drejtuar Ministrisë.

Pas ministrit, Komisioni për hetimet Ajror ka kthyer drejtimin edhe kah Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, duke kërkuar nga ta një mori dokumentesh.

Kërkesat e KHAIA kanë të bëjnë më tepër me atë nëse AAC ishte duke monitoruar Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror, e cila është përgjegjëse për hapësirën e ultë ajrore në Kosovë.

Ata i kërkuan Autoritetit të Aviacionit Civil që t’ua siguronte lejet e fluturimit për tre fluturaket e përfshira në rast, licencat e kontrollereve dhe vlefshmërinë e tyre, si dhe inspektimet e rregullta të Inspektorëve të AAC në ASHNA duke përfshire numrin e kontrollereve gatë ndërrimit si dhe dokumente relevante që mund të ndikojë në përkrahje të hetimit.

Ndërkaq edhe nga Agjencia e Shërbimit të Navigimit Ajror të Kosovës ka kërkuar një mori dokumentesh.

Në hetimet e KHAIA-s është përfshirë edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës si dhe shteti i Bullgarisë dhe Kroacisë nga vinin aviokompanitë që u përfshinë në incidentin e 24 shkurtit.

Derisa nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka kërkuar vetëm të dhënat mbi fluturimet e tre aeroplanëve të përfshirë në ndodhinë ku përfshihet aprovimi i SLOT-it, numrin e pasagjerëve si dhe ngarkesën.

Ndërkohë që ka njoftuar edhe Prokurorinë e Shtetit që të jetë e gatshme për të nisur një hetim më të gjerë për rastin.

Sipas njoftimeve që “Kiks” ka marrë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, thuhet se KAIA i ka dërguar një letër edhe kryeprokuroit Kujtim Munishi, ku theksohet edhe fakti se është hera e tretë që po rrezikohet siguria e aviacionit civil të Kosovës.

Sipas informacioneve që ka “Kiks Kosova”, një tjetër incident i këtij lloj ndodhi fundvitin e 2022, hetimet e të cilit janë në përfundim e sipër. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like