Tri ditët e para ishin të vështira, i gjithë trupi në fasha

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, sivjet iu nënshtrua një ndërhyrje estetke të quajtur BBL.

Kjo ndërhyrje konsiston në heqjen e dhjamit të pastër nga zona e barkut dhe transferimin e tij në vithe.

Ndërhyrja e realizuar muaj më parë ka shkuar me sukses, teksa në një intervistë për “Prive”, ka treguar detaje nga ky operacion.

Halimi bëri të ditur se tri ditët e para ishin më të rënda, pasi ishte detyruar të qëndronte tërësisht e fashuar.

“Kam kaluar shumë mirë dhe nuk kam pasur asnjë dhimbje gjatë operacionit, mirëpo me qenë sa më e sinqertë dhe sa më e hapur, tri ditët e para e kam pasur shumë vështirë sepse kam qenë me fasha në të gjithë trupin”, ka thënë Linda.

Këngëtarja e hitit “Pa t’pa” vuri gjithashtu në dukje se vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj palestrës dhe me krenari tregon linjat e saj të trupit, të arritura si rezultat i përkushtimit të saj.

Linda përndryshe shquhet si një prej këngëtareve e cla ka bërë një ndryshim drastik në trupin e saj, duke hequr kilogramët e tepërt dhe ndryshuar tërësisht vijën e saj trupore.


You may also like