Tregjet: Çmime të ”krypura” për pemët e perimet?!

by admin
Spread the love

Derisa po vijon Ramazani, e derisa kaluan Pashkët katolike dhe vijnë ato ortodokse bashkë me Fiëtr-Bajramin, cmimi i pemëve dhe perimeve vazhdon të mbetet i lartë për standardin e qytetarëve. Kolegu Avni Tairi “inspektoi” këto cmime në një treg të Shkupit.

“Ngrirja” e çmimeve të 11 llojeve të pemëve e perimeve dhe rishikimi në seancë qeveritare të disa çmimeve, kanë bërë që në tregjet të ketë cmime më të larta se sa që ishin kufizuar nga Qeveria.

Vetëm çmimi i hurmave është më i lirë se vitin e kaluar, thotë Kenani i cili mes shumë ëmbëlsirave, frutave të thata dhe ëmbëlsirave shet edhe hurma të llojeve të ndryshme.

Muaji i Ramazanit e bërë që të këtë shitje, por jo si vitet e kaluara, edhe pse disa çmime Kenani thotë se janë më të lira se vitin e kaluar.

“Për dallim nga muajt e kaluar në muajin e ramazanit është më mirë, me punë është njëjtë por ka pakës dallime të çmimet, por këtë vit hurmat janë më lirë se vitin e kaluar e puna është njëjtë si vitin e kaluar edhe këtë vit. Kjo vitin e kaluar shitej për 900 denarë ndërsa këtë vit është 750 denarë” – tha Kenan Dalipi, shitës.

Se hurmat këtë vit janë më lirë e vërtetoi edhe Hasani një shitës tjetër në treg.

“Sivjet vetëm hurma më e lirë, le të hanë mileti hurma vetëm” – tha Hasan Aliu, shitës në treg.

Nga ana tjetër blerësit ankohen për çmimet e larta të frutave dhe perimeve në treg edhe pse ditë më parë qeveria caktoi çmimet e disa frutave dhe perimeve.

“Shtrenjte janë tepër, janë duke u rritur ende, nuk e di se çfarë bëjnë, unë nuk mund ta kuptoj në Kiper mora domate 70 denarë ndërsa këtu janë 150 – 140 denarë, nuk e kuptoj, dallimi është i madh” – tha Zaim Latifi, blerës.

Edhe pse në treg vëreheshin çmime më të larta nga ajo që caktoi qeveria ditë më parë për disa lloje të frutave dhe perimeve qytetaret thonë se sofra e iftarit patjetër të mbushet.

Ndryshe, qeveria ditë më parë caktoi çmimet e domateve për – 70 denarë, trangujt – 75, Qepa – 60, specat – 90, fasulja – 75, bananet – 70, limoni – 55 denarë.

You may also like