Tre vite nga tragjedia në Llaskarcë ku humbën jetën 16 qytetarë

by admin
Spread the love




Tre vite më parë ndodhi tragjedia në fshatin Llaskarcë, ku një autobus i kompanisë “Durmo Turs” u rrokullisë, duke shkaktuar vdekjen e 16 personave, ndërsa u lënduan 35 persona.
Rasti është ende në procedurë gjyqësore.
Fakulteti Teknik në Manastir ka refuzuar kërkesën e Gjykatës Themelore në Shkup për kryerjen e super ekspertizës në lidhje me këtë aksident, pasi siç thonë, janë të licencuar vetëm për energjetikë dhe nuk mund të kryejnë ekspertizë në automjetet motorike.
Sipas Gjykatës Themelore Penale super ekspertiza është e domosdoshme për mbyllje të procedurës dëshmuese të lëndës dhe dhënien e aktgjykimit të shkallës së parë.


You may also like