Tre sezone plot dëmtime, te Juventus janë të shqetësuar për Pogba

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Koha e rikuperimit mbetet ende e paqartë, pasi vetëm pas ekzaminimeve më të detajuara dhe ndërhyrjes eventuale kirurgjikale mund të bëhet një vlerësim më i saktë se kur Allegri do të ketë sërish në dispozicion Paul Pogba, edhe pse për momentin flitet për një mungesë prej dy muajsh.

Gjithsesi dëmtimi në menisk do ta detyrojë mesfushorin e Juventusit të humbasë gjithë fazën përgatitore, një telash ky jo i vogël për një sezon të komplikuar dhe me fillim plot intensitet për shkak të Botërorit të dimrit.

Edhe nëse nuk bëhet fjalë për një ndalesë prej dy muajsh, është e pamundur të imagjinosh një rikuperim për më pak se 40 ditë, kështu që në rastin më të mirë Allegrit do t’i duhet të bëjë pa francezin jo vetëm në ndeshjet e para të kampionatit, por edhe në ato të Championsit.

Një ndalesë që nëse i hedh një sy statistikave të Pogba në 3 vitet e fundit me Manchester United, tingëllon si një kambanë alarmi, pasi të dhënat e mesfushorit në këtë drejtim nuk janë aspak qetësuese.

Në sezonin 2021-2022 francezi ka luajtur në 27 ndeshje për një total prej 1782 minutash, ka humbur për shkak dëmtimi 18 ndeshje të Premier League, 2 në Champions dhe 2 në Kupa. Në sezonin 2020-21 të dhënat janë pak më të mira 2861 minuta të luajtur në 42 ndeshje, vetëm një mungesë në Champions, 3 në Europa League, 9 në Premier League, 2 në FA Cup dhe 1 në Kupën e Ligës.

Më i keqi i 3 sezoneve të fundit ishte ai 2019-2020. Vetëm 1608 minuta në fushë, të ndara në harkun e 22 ndeshjeve me Pogba që humbi 9 ndeshje në Europa League, plot 22 ndeshje në kampionat, 4 në FA Cup dhe po kaq në Kupën e Ligës.

Në bazë të gjithë këtyre mungesave, janë dëmtime të natyrës muskulore në kofshë dhe pulpë, dhe një problem i vazhdueshëm në kavilje, shqetësime që kanë bërë që në 3 sezonet e fundit Pogba të humbasë jo pak, por plot 77 ndeshje.

Tani vjen një tjetër ndalesë, një bezdi që Pogba e kishte prej kohësh. Optimizmi fillestar i la vendin shqetësimit pas ekzaminimeve të para mjekësore. Pogbasë i duhet të operohet dhe pastaj të nisë rikuperimin në një kohë që e kaluara e afërt për sa i përket dëmtimeve e mungesave legjitimon frikën e tifozëve bardhezinj.


Top Channel

You may also like