Tre raste me “Covid 19” brenda Fshatit Olimpik

by admin
Spread the love

Organizatorët e Lojërave Olimpike dimërore “Pekin 2022”, kanë bërë me dije se janë regjistruar 15 raste me koronavirus në radhët e sportistëve apo stafëve pjesëmarrëse në këtë event.

Rastet janë regjistruar pas aritjes së tyre në Kinë. 12 raste janë konfirmuar pas aritjes së sportistëve në aeroport, ndërsa 3 raste janë regjistruar në Fshatin Olimpik, gjatë testeve të përditshme, që kryhen aty.

Kështu, ardhja e delegacioneve olimpike në Kinë, që po përgatiten për Olimpiadën, kanë vënë mjaft në panik organizatorët, që kanë shtrënguar masat.

Të gjithë personat e infektuar janë vënë në karantinë.

You may also like