Tre miqësore në Turqi, Kukësi publikon ekipet me të cilët do të ndeshet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kukësi ka zbarkuar në Turqi për të kryer fazën përgatitore, ndërsa ka publikuar edhe miqësoret që do të zhvillojë gjatë verës. Klubi verilindor me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar se do të zhvillojë tre ndeshje.

Midis tyre Kukësi do të përballet edhe me klubin e sapongjitur në Superligën turke, Istanbulspor, më pas me Tuzlaspor e në fund do ta mbyllë këtë cikël miqësoresh me Ettifaq.

Gjatë fazës përgatitore që po zhvillon në Turqi, ekipi do të luajë edhe 3 ndeshje miqësore që janë planifikuar. Ekipi do të zbresë në fushë në datën 29 korrik, ku përballë do të ketë ekipin e sapongjitur në Superligën turke, Istanbulspor.

Pak ditë më vonë, skuadra do të luajë ndeshjen e dytë miqësore ku përballë do të ketë Tuzlasporin ndërkohë që faza do të mbyllet me miqësoren e fundit ndaj Ettifaq FC, ekip i cili militon në Superligën e Arabisë Saudite.

29.07.2022 / ISTANBULSPOR AS – FK KUKËSI

04.08.2022 / FK KUKËSI – TUZLASPOR SK

09.08.2022 / FK KUKËSI – ETTIFAQ FC

/oversport.tv

You may also like