Tre ministra të Kurtit planifikuan të vizitonin Luginën e Preshevës më 27 e 28 nëntor, Serbia nuk ua lejon vizitën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se nga Qeveria e Serbisë iu është refuzuar kërkesa për vizitë në tri komunat e Luginës së Preshevës.

Aliu ka bërë të ditur se ai, së bashku me ministrat Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku, planifikonin të fillonin vizitën dy ditore, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por se kërkesa e tyre u refuzua në momentet e fundit nga autoritetet në Serbi, pa siç ka thënë ai asnjë arsyetim.

Aliu tha se njoftimin e kanë marrë sot në orë 07:13 të mëngjesit.

Agjenda e aktivitetit të planifikuar, përfshinte vizitën, në datat 27 dhe 28 Nëntor, në të tre komunat e banuara me shqiptarë dhe takime me kryetarët e komunave, përfaqësuesit në parlament, në nivelin lokal dhe me krerët e subjekteve politike.

Njoftimi i plotë:

Nga Serbia, na refuzohet pa arsye kërkesa për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë në momentin para nisjes.

Duke filluar nga sot, bashkë me ministrat, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku, planifikonim të fillonim vizitën dy ditore, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Vizita jonë, nga autoritetet në Beograd, u refuzua, pa asnjë arsyetim pak para nisjes së delegacionit tonë.

Në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Bruksel, ne kemi bërë kërkesë të rregullt me datë 24 Nëntor, duke prezantuar edhe agjendën e vizitës. Refuzimi na është bërë sot në oren 07:13.

Në përgjigjen negative të marrë përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, nuk shprehet asnjë arsye, për refuzimin.

Agjenda e aktivitetit të planifikuar, përfshinte vizitën, në datat 27 dhe 28 Nëntor, në të tre komunat e banuara me shqiptarë dhe takime me kryetarët e komunave, përfaqësuesit në parlament, në nivelin lokal dhe me krerët e subjekteve politike.

Refuzimi i kërkesës është pengim i hapur për të ndihmuar qytetarët e diskriminuar shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

You may also like