Tre gola kundër Man UTD, sulmuesi Erilng Haaland ka shënuar 17 gola në 11 ndeshje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një jashtëtokësor! Po flasim për Erling Haaland, sulmuesi i momentit dhe i së ardhmes, me siguri.

22-vjeçarin norvegjez regjistroi një tjetër ditë për t’u kujtuar, ndoshta më e mira e karrierës së tij për momentin. Tre gola ndaj Mançester Junajtid që kanë një domethënie të veçantë, golat që i ka ëndërruar gjatë gjithë jetës.

Një hakmarrje personale kushtuar babait Alf-Inge, i cili në derbin e Mançesterit, në prill të vitit 2001, pësoi një dëmtim shumë të rëndë për shkak të një ndërhyrjeje vrasëse nga Roy Keane.

Pastaj janë numrat dhe ata vërtet po flasin me zë të lartë për të. Haaland në Manchester City nuk ndalet kurrë së shënuari: 17 gola në 11 ndeshje, 14 në 8 në kampionat. tregolëshi i tretë radhazi në shtëpi dhe një tjetër rekord drithërues.

Erling iu deshën vetëm tetë ndeshje për të arritur tre hat-trickë në Premierligë, ndërsa i dyti në këtë renditje speciale është Michael Owen që iu desh të dilte në fushë 48 herë.

Van Nistelrooy shënoi 3 golëshin e parë pas 59 ndeshjesh ndërsa Torres pas 64.E çmendur aq shumë sa rekordi i Alan Shearer me 34 gola në Premier League në sezonin 1994-1995 është në rrezik serioz. Përpara këtij hapi Haaland mund ta barazojë atë edhe para Krishtlindjeve …

“Sporti është i sëmurë”, revolta e presidentit të Real Madrid:

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka paralajmëruar tifozët e futbollit se sporti është ‘i sëmurë’, teksa vazhdon të promovojë Superligën Evropiane. Në mbledhjen e përgjithshme vjetore të fundit të Realit të Madridit tha:

“Për të rregulluar një problem, së pari duhet të pranoni se keni një problem. Sporti ynë është i sëmurë. Ai po humbet lidershipin e tij si një sport global. Garat evropiane duhet të ndryshojnë, për t’u ofruar tifozëve lojëra të nivelit të lartë gjatë gjithë vitit midis skuadrave më të forta, me lojtarët më të mirë që konkurrojnë”.

Perez iu referua tenisit, duke vënë në dukje se Roger Federer i sapo pensionuar është përballur rregullisht me lojtarët e tjerë të elitës si Rafael Nadal dhe Novak Djokovic.

“Në tenis, Nadal dhe Federer kanë luajtur 40 herë në 15 vjet kundër njëri-tjetrit. Nadal dhe Gjokoviç kanë luajtur 59 ndeshje në 16 vjet. Në futboll, ne kemi luajtur vetëm nëntë herë me Liverpoolin në 67 vjet. Ne kemi luajtur katër herë me Chelsean në historinë e Kupave të Europës. Çfarë kuptimi ka të privosh tifozët nga të gjitha këto lojëra?”

Deklaratat e Perez bien në përputhje me sugjerimet e fundit të bëra nga pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly, i cili pretendoi se futbolli evropian ka shumë për të mësuar nga sportet amerikane.Pronari i ri bashkëkontrollues i Bluve, i cili gjithashtu zotëron aksione të skuadrave të Los Anxhelosit, Dodgers në Major League Baseball dhe Lakers në NBA, tha në një konferencë në Nju Jork se ai tashmë e ka paraqitur idenë me homologët e Premier League.

Ibrahimoviç 41 vjeç! Milan i uron ditëlindjen sulmuesit suedez:

Milani feston 41 vjetorin e Zlatan Ibrahimovic. Teksa e presin ende të rikthehet në fushën e lojës në këtë vit të ri futbollistik, klubi kuqezi uron nëpërmjet rrjeteve sociale sulmuesin suedez, i cili duket se nuk ka ndërmend t’i hedhë një sy vitit të tij të lindjes, por po përgatitet që të debutojë në edicionin e 28-të në karrierë si profesionist.

“Nuk mund të jetë askush si ai “, shkruan Milani në rrjetet sociale. “Me fjalë të tjera, është unik. Gëzuar ditëlindjen”.


Top Channel

You may also like