Tre ditë pas zgjidhjeve, fati i Senatit ‘i paqartë’! Zyrtarët: Vonesat janë normale

by admin
Spread the love

Tri ditë pas mbylljes së qendrave të votimit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, mbetet e paqartë se kush do të ketë kontrollin e Senatit.

Balanca e pushtetit në këtë të fundit varet nga rezultati i tre shteteve: Arizona, Nevada dhe Xhorxhia, votat e së cilës rezultuan në një balotazh që do të mbahet më 6 dhjetor.

Zyrtarët elektoralë i kanë cilësuar vazhdimisht si normale vonesat në shpalljen e rezultateve përfundimtare, duke thënë se procesi mudn të dojë dhe ditë të tëra.

Ndërkohë Republikanët po afrohen me një shumicë prej 211 vendesh në Dhomën e përfaqësuesve.  Kontrolli i kësaj dhome do t’u jepte republikanëve të drejtën e vetos mbi programin legjislativ të zotit Biden, si edhe mundësinë që të nisin hetime që mund të jenë të dëmshme për administratën e tij.

Demokratët ia dolën tw frenonin megjithatë një “valë të kuqe” republikane që ishte parashikuar para zgjedhjeve. Presidenti i karakterizoi zgjedhjet si një luftë për të shpëtuar demokracinë pasi kandidatët republikanë mbështetën pretendimin e rremë të ish-presidentit Donald Trump se zgjedhjet e vitit 2020, ishin të manipuluara.

Demokratët i etiketuan republikanët si ekstremistë, duke përmendur mes të tjerash si argument vendimin e Gjykatës së Lartë për të eliminuar të drejtën mbarëkombëtare për abortin.

 


Top Channel

You may also like