Transplantimi i parë i mëlçisë – mirënjohje për ekipin mjekësor – Shqip

by admin
Spread the love

TRANSPLANTIMI ËSHTË KRYER MË 25 NËNTOR 2022

Qeveria u ka ndarë mirënjohje mjekëve dhe personelit mjekësor të cilët para dy muajve kanë kryer transplantimin e parë të mëlçisë në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, shprehu mirënjohje edhe për familjet që kanë vendosur të dhurojnë organet e të afërmve të tyre të ndjerë.

“Gjatë tre viteve të fundit, si vend, si sistem shëndetësor kemi treguar se mund t’u afrohemi sistemeve botërore dhe evropiane të transplantimit. Në një periudhë prej tre vitesh në vend janë dhuruar 61 organe – janë transplantuar 8 zemra, 32 veshka, 19 pacientëve iu transplantuan inde kockore dhe dy mëlçi” – tha Dimitar Kovaçevski.

Në takim mori pjesë edhe pacienti të cilit i është transportuar mëlçia.

“Dua të shpreh një falënderim të madh për njerëzit të cilëve ua detyroj jetën time. Falë vendimit të tyre unë jam këtu me ju sot. Fjalët nuk mund të shpjegojnë se sa i madh është gëzimi i një të sëmuri kur i jepet mundësia për të jetuar dhe kur këtë e bën dikush që as nuk e njeh” – tha Dragan Beleski, pacient.

Transplantimi I parë I mëlçisë, sic njofton KlanM, ishte kryer më 25 Nëntor të vitit 2022 në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Mëlçi të zezë të shëndoshë mori një pacient 60-vjeçar me sëmundje kronike kurse donatore ishte një paciente me vdekje klinike kurse familja e saj ishte pajtuar që t`I dhurohen organet.

Pas kësaj, më 4 Janar 2023 ishte kryer edhe transplantimi i dytë I mëlçisë. /KlanMacedonia/

You may also like