Transformimi fizik i Gareth Bale shokon tifozët (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gareth Bale nuk e ka veshur fanellën e Real Madrid në një ndeshje zyrtare që nga muaji gusht, por gjithsesi arrin të befasojë tifozët. Uellsiani ia del gjithmonë të përflitet dhe këtë herë tifozët janë fokusuar te masa e tij muskulore. 32-vjeçari në fakt në 6 muajt e fundit ka pësuar një transformim befasues që ka ngjallur shumë diskutime në Spanjë, por edhe më gjerë.

Bale publikoi një foto ku mban veshur fanellën e Real Madrid dhe tifozët vunë re një detaj. Në fakt, fiziku i Gareth Bale ka ndryshuar shumë në harkun e gjashtë muajve: “Si humbi Bale kaq shumë masë muskulore? Është vetëm gjashtë muaj diferencë”, shkruan dikush.

Por, pavarësisht se 32-vjeçari ka humbur mjaft masë muskulore në periudhën e fundit, tifozët e klubit spanjoll do të jenë të kënaqur të dinë se qendërsulmuesi është në formë të shkëlqyer. Madje, thuhet se ka shkëlqyer në testet fizike në stërvitjen e Realit.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari Edu Aguirre, i cili gjithashtu ka shtuar se asnjë lojtar nuk ka arritur standardet e uellsianit

You may also like