Transferta delikate kundër Laçit, Kukësit i rikthehet një titullar

by admin
Spread the love

Kukësi bëri detyrën kundër Kastrioti, duke fituar me rezultatin 4-0 dhe tani mendon për duelin e radhës në transfertë kundër Laçit të vendit të dytë.

Verilindorët kanë marrë vetëm një pikë ndaj bardhezinjve të Josës në dy ndeshjet e para dhe tani do mundohen të fitojnë.

Ndeshja këtë herë luhet në Laç dhe jo në Kamzë, si fazën e parë që përfundoi në barazim 2-2. Trajneri Diego Longo i gëzohet një rikthimi.

Mesfushori spanjoll, Pablo De Lucas, ka shlyer pezullimin prej kartonëve të verdhë dhe tekniku italian mund ta llogarisë atë për në formacion në duelin kundër Laçit, që ka tre pikë më shumë se Kukësi në klasifikim. / oversport.tv

You may also like