Transferimi i 1,000 krokodilëve nga qendra e mbarështimit ngre pikëpyetje te aktivistët në Indi (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një qendër mbarështimi krokodilësh në Indi është duke transferuar 1,000 kafshë në një kopsht zoologjik rreth 2000 km larg, në pronësi të milionerit vendas Mukesh Ambani.

Vitin e kaluar rregullatori i kopshteve zoologjike në Indi aprovoi transferimin e krokodilëve nga “Banka e krokodilëve në Madras” drejt shtetit jugor Tamil Nadu dhe në një qendër rehabilitimi në Gujarat. Deri tani 300 krokodilë janë zhvendosur atje.

Zyrtarët thanë se zvarraniket gjigante po zhvendosen prej mbipopullit i cili po shkaktonte konflikte mes tyre në vendbanim.

“Për arsye të mbipopullimit qindra vezë krokodilësh po eliminohen”, tha përfaqësuesi Nikhil Whitaker, i qendrës në Chennai. “Vendimi u mor për t’i dhënë atyre një hapësirë më të mirë për të jetuar”, shtoi ai.

Gjatë viteve qendra ka shpërndarë disa herë krokodilë në zona të mbrojtura në Indi, por kjo është hera e parë me një numër kaq të madh.

Qendra në Chennai është krijuar në vitin 1976 për mbrojtjen e tre specieve kryesore të krokodilëve indianë – ata të njohur si “grabitës”, krokodilët garialë, dhe krokodilët “e ujërave të kripura”.

Fillimisht ajo kishte vetëm 40 krokodilë me qëllimin për t’i mbrojtur e shumëfishuar, që më pas të lëshoheshin në habitatin e tyre natyral.

Por me zvogëlimin e zonave të botës së egër dhe shtimin e kafshëve në kopshtet zoologjike  hapësirat për mbajtjen e tyre po reduktoheshin, thonë zyrtarët.

Zyrtarët thanë se transferimi i krokodilëve po bëhen në kuti druri, në automjete me temperaturë të kontrolluar

“Krokodilët që jetojnë në kopshte të mbyllura kanë nevojë për ushqim vetëm një herë në javë, prandaj ushqehen para udhëtimit,” tha Whitaker.

Aktivistët e mbrojtjes së kafshëve kanë ngritur dyshime për zhvendosjet si një zgjidhje ndaj problemit, duke argumentuar se ata do të mbahen të mbyllur edhe në vendndodhjen e re dhe problemi nuk do të zgjidhet.

“Për krokodilët nuk ka metoda sterilizimi dhe kafshët meshkuj e femra nuk mund të mbahen të veçuara pasi kjo përsëri sjell luftime mes tyre”, tha Kannan.

Kritikë të tjerë thonin se autoritetet duhet të shtojnë zonat e lira të botës së egër dhe jo të zhvendosin kafshët.