Trajneri shqiptar i Bayern Mynihut, Fadil Kqiku shpallet unanimisht “Personalitet i vitit 2022 në diasporë”

by admin
Spread the love

Trajneri shqiptar i hendbollit në Gjermani, Fadil Kqiku, gjatë këtij sezoni ka arritur një sukses të jashtëzkaonshëm në hendbollin gjerman, duke udhëhequr gjigantin botëror Bayernin e Mynihut dhe duke e sjellë ekipin në piedestalin më të lartë të hendbollit në këtë vend.

Njëmbëdhjetë ndeshje dhe njëmbëdhjetë fitorre, të gjitha këto falë strategjisë së trajnerit me prejardhje nga Gjilani, i cili tashmë 22 vite po shkëlqen në këtë fushë, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës.

Përderisa ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës U-18, në Kampionatin Europian të zhvilluar në Austri, për herë të parë Dardanët morën dy fitore dhe atë e bënë nën udhëheqjen e Kqikut. “Jam krenar me suksesin që kam arritur me Kosovën në Kampionatin Europian dhe me djelmoshat që kisha në Kombëtare”, është shprehur Kqiku.

Synimi i Kqikut për ta ngritë Bayernin në nivelet më të larta të hendbollit gjerman, u realizua. Është një krenari e veçantë kur dëgjon për sukseset e bashkatdhetarëve tanë në mërgatë.

Me këtë rast, Redaksia e portalit “Shtegu.com”, vendosi që Fadil Kqiku të shpallet “Personalitet i vitit 2022 në diasporë”, duke u shndërruar në një ambasador të shkëlqyeshëm të vlerave shqiptare në Gjermani e më gjerë. Fadilit i urojmë suksese të mëtutjeshme në synimet e tij.

You may also like