Trajneri lojtarit: Je musliman, duhet të thuash të vërtetën ose Zoti do të të ndëshkojë

by admin
Spread the love

Tashmë pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë në France, Marseille kaloi lehtësisht fazën e eliminimit direkt në Conference League, duke fituar edhe ndeshjen e kthimit të luajtur në Azerbajxhan në fushën e Qarabag, me rezultatin 3-0.

Një lojë e mbyllur menjëherë nga goli i Pape Gueye, përpara se vendësit të barazonin pas gjysmë ore – ose kështu dukej – me një shkëputje të fuqishme nga Ibrahima Wadji për të befasuar portierin. Sa keq që pjesa e trupit me të cilën kishte devijuar topin sulmuesi 26-vjeçar senegalez nuk ishte koka, por dora e tij, gjë që shkaktoi protesta të ashpra nga lojtarët francezë.

Mungesa e VAR-it në kompeticionin e tretë europian bëri që arbitri të mos kishte mjete për të anuluar golin që kishte akorduar fillimisht, duke shpërndarë vetëm disa kartone për të qetësuar gjakrat. Më pas presioni i kundërshtarëve dhe ndërhyrja e trajnerit të tij, bënë që lojtari t’i tregonte arbitrit te ndeshjes se si kishin shkuar realisht gjërat dhe për këtë arsye goli u anulua…

Pas ndeshjes, Wadji zbuloi fjalët vendimtare që e shtyne për te rrëfyer mashtrimin. Ka qenë mesfushori i Marseilles, Mateo Guendouzi, i cili i është afruar dhe i ka thënë se Zoti do ta dënonte, duke qenë mysliman. “Guendouzi më tha: vëlla, duhet të thuash të vërtetën. Ti je musliman. Zoti do të të ndëshkojë”, tha futbollisti. Senegalezi më pas shtoi se trajneri i tij, Gurban Gurbanov, gjithashtu i tha atij t’i tregonte të vërtetën gjyqtarit: “Ishte e vështirë sepse duhej të flisja me kapitenin tim. E dija që topi më kishte prekur dorën, por nuk doja të bëja një veprim. Dora ime preku kokën time, fola me kapitenin tim, i thashë se kisha prekur topin me dorë, e njëjta gjë me shokët e skuadrës. Më pas folëm me trajnerin dhe unë pyeta se çfarë mendoja. I thashë se kisha prekur topin me dorë. Ai tha: Nuk është e drejtë, duhet të marrësh përgjegjësi, duhet të flasësh me arbitrin”.

Në atë moment, Wadji pranoi se ishte e pashmangshme: nuk do të kishte ndryshuar shumë për qëllimet e kualifikimit, por gjesti i lojës së ndershme duhet të theksohet akoma dhe kështu bëri edhe trajneri i Marseilles, Jorge Sampaoli pas ndeshjes:

“Është një mësim. Sot mësuam se në futboll ka edhe njerëz të ndershëm. Gjesti i trajnerit dhe lojtarit jane pabesueshem. Të pranosh që goli ishte jo i rregullt është diçka që duhet ta mësojmë të gjithë”, tha trajneri argjentinas, i impresionuar sinqerisht nga historia…”. 

You may also like