Trajneri kroat: Mudryk do fitojë Topin e Artë, është më i fortë se Vinicius Junior

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Igor Joviçeviç e di mirë se çfarë potenciali ka Mykhaylo Mudryk.

Trajneri i Shakhtar Donetsk foli për Cadena SER rreth talentit ukrainas, i cili u transferua te Chelsea për 100 milionë euro.

22-vjeçarit i kanë mjaftuar pak minuta për të fituar dashurinë e tifozëve londinezë. Joviçeviç beson se Mudryk do të fitojë Topin e Artë një ditë, teksa e cilëson më të fortë se Vinicius Junior.

Mudryk mund të shkojë aq larg sa të dojë. Ambicia e tij nuk njeh limite, ai mund të fitojë Topin e Artë. Mudryk ka më shumë aftësi sulmuese sesa Vinicius Junior.

Sigurisht që nuk mund të bëj krahasime, sepse Mudryk sapo ka mbërritur në majat e futbollit. Vinicius ndodhet në këto nivele prej vitesh, por ukrainasi ka një potencial të madh.

Ai ka një etikë punë të jashtëzakonshme, ai vazhdon të stërvitet edhe kur të tjerët pushojnë. Ai gjithmonë dëshiron të përsosë goditjen e tij.

Ma shprehte gjithmonë se donte të bëhej futbollisti më i mirë në botë. Mudryk ka një mentalitet fitues të pabesueshëm”, u shpreh trajneri kroat.


Top Channel

You may also like