Trajneri i Turqisë: Ndihmoni viktimat e tërmetit, ja se si mund ta bëni!

by admin
Spread the love

Trajneri i kombëtares së Turqisë, Stefan Kuntz, u ka kërkuar ndjekësve të tij në rrjetet sociale, e jo vetëm, që të ndihmojnë sadopak viktimat e tërmetit që deri më tani ka marrë rreth 10 mijë jetë njerëzish, e ndërsa mijëra të tjerë janë ende nën rrënoja.

Në një postim në rrjetet sociale gjermani kërkon që kush ka mundësi të dhurojë para për të ndihmuar personat e prekur.

“Të dashur miq, fansa dhe ndjekës.Me siguri keni dëgjuar për tërmetin në Turqi. Mijëra njerëz kanë humbur nënën, babanë, gjyshërit, xhaxhallarët, fëmijët, vëllezërit. Dhe shumë të tjerë janë varrosur nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara. Më shumë se 10 qytete janë prekur, më shumë se 13 milionë njerëz jetojnë në këtë zonë. Shumë miq më kanë pyetur: si mund të ndihmojmë ne, kemi filluar edhe një fushatë për mbledhjen e fondeve në të cilën po marrim pjesë lojtarët e kombëtares sonë, familja ime dhe unë. Ne sigurohemi që paratë të transferohen në llogarinë e AFAD-it (Ekuivalenti i Mbrojtjes Civile Turke), prandaj është 100% e garantuar që paratë të arrijnë në zonat ku nevojiten. Detajet i gjeni pas kësaj videoje. Ju lutemi shpërndajeni këtë video sa më shumë që të jetë e mundur që më shumë njerëz të mund të ndihmojnë. Nuk ka rëndësi nëse se çfarë je gjerman, turk apo të tjerë.”-thotë ai.

You may also like